Sporti

Lajme të mira për Piolin, Fikayo Tomori shërohet nga koronavirusi

01/11/2022 11:55
nga:Mergim Rreci

Milani njofton se Fikayo Tomori është rikuperuar nga COVID dhe do t’i rikthehet stërvitjeve në grup sot.

Ish-mbrojtësi i Chelseas rezultoi pozitiv për COVID javën e kaluar, por kuqezinjtë nuk konfirmuan se mbrojtësi i tyre kishte kontraktuar virusin, përcjell GazetaBlic Sport.

Tani, ata njoftojnë se 24-vjeçari është pa COVID dhe do t’i rikthehet stërvitjeve në grup sot.

Kuqezinjtë kthehen në fushë të enjten në çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Genoas.

Ndeshja e tyre e radhës në Serie A është të hënën, më 17 janar, kundër Spezias në “San Siro”.

/GazetaBlic Sport/