E ardhmja e afërt e Ousmane Dembele mbetet e paqartë.
Sulmuesi ende nuk i është përgjigjur ofertës së rinovimit që Barcelona ka vënë në tavolinë dhe heshtja e lojtarit bën që disa skuadra të mëdha të futbollit evropian t’i kushtojnë vëmendje atij, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas gazetës L’Equipe, PSG nuk është e interesuar për 24-vjeçarin francez, edhe nëse ai është lojtar i lirë në fund të sezonit.
Gjithashtu sipas L’Equipe, katalanasit presin përgjigjen e Dembele, i cili aktualisht është në sezonin e katërt në Camp Nou, deri në fund të javës për të kuptuar nëse ai e pranon apo jo propozimin e rinovimit, që nënkupton ulje rroge.
/GazetaBlic Sport/


