Lajme

Osmani: Sassoli e mbështeti Kosovën në rrugën e integrimit evropian

01/11/2022 10:48
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassol.

Osmani tha se ai do të lë zbrazëtirë jo vetëm në postin që mbajti por edhe në skenën politike.

Ajo tha se Sassoli e ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj për integrim evropian.

Telegrami i plotë i ngushëllimit:

Sot bota politike mbeti pa Presidentin e Parlamentit Evropian, z.David Sassoli. Ai iku befasisht, duke lënë një zbrazëtirë jo vetëm në postin që mbajti, por edhe në skenën politike, si një njeri racional, i hapur dhe evropian i dedikuar. Një vit më parë, pata nderin ta takoj z. Sassoli në Bruksel – një takim e një diskutim që do të mbetet me mua përherë.

Ai nuk ishte vetëm një profesionist i pashoq, por edhe një njeri i përkushtuar e i angazhuar, me interes të veçantë për Kosovën duke e mbështetur atë në rrugën e integrimit evropian.

Ngushëllime të sinqerta për familjen e miqtë e tij, si dhe të gjithë shtëpinë e madhe evropiane, në të cilën ai punoi me përkushtim, si një mbështetës i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Z.Sassoli u prehtë në paqe!