Sporti

Claudio Marchisio vjen me komentin epik, tifozi e ngacmon me një koment për gruan e tij

01/11/2022 08:06
nga:Mergim Rreci

Claudio Marchisio është bërë personazhi i rrjeteve sociale në ditën e fundit për festimin e tij pas përmbysjes së Juventusit kundër Romës, por edhe për një reagim epik të ish-mesfushorit të Juventusit ndaj një fansi të bashkëshortes së tij.

Roberta Sinopoli, gruaja e ish-futbollistit, ka një numër të madh ndjekësish në Instagram dhe poston vazhdimisht aty foto meqë ka hapur një firmë rrobash.

Sigurisht nuk mungojnë pëlqimet e komentet. Por një i tillë ka ndezur edhe fantazinë e Marchisios për një reagim epik.

Një ndjekës, nuk u përmbajt në komentin e fotos së fundit që Roberta kishte postuar. “Ke gjoks të stërmadh’, shkruante ai, duke gjetur shpejt një përgjigje nga Marchisio.

“Nuk e kisha vënë re kurrë. Faleminderit”, ishte postimi si përgjigje i ish-mesfushorit, i cili ka marrë pëlqime të shumta të ndjekësve që janë argëtuar me këtë përgjigje epike, e mes tyre edhe bashkëshortja Roberta.