Sporti

Neymar mungon në dy ndeshjet e ardhshme të Brazilit

01/11/2022 08:57
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Brazilit, Tite, duhet të lërë jashtë Neymar-in në ndeshjet kundër Ekuadorit dhe Paraguajit.

Kjo kombëtare tashmë është kualifikuar në Kupën e Botës dhe kështu sulmuesi mund të përfundojë rikuperimin e tij, shkruan Globo, transmeton GazetaBlic Sport.

Brazili ka ndeshje më 27 janar (Ekuador) dhe 2 shkurt (Paraguaj), pikërisht në periudhën kur Neymar duhet të rikthehet në stërvitje pas një pauze për shkak të dëmtimit.

/GazetaBlic Sport/