Sporti

Artistja shqiptare Verona Alili po bashkëpunon me Arsenalin për kampanjën “No More Red”: Është një ndjenjë e veçantë të punojë me legjenda

01/11/2022 18:06
nga:Lorik J

Skuadra e Arsenalit ka bërë diçka unike në ndeshjen e FA Cup ndaj Nottingham Forest në raundin e tretë të FA Cup të dielën në City Ground, pasi u paraqit në fushë me fanella të ndryshme prej atyre që janë zyrtare.

“Gunners” në këtë ballafaqim u paraqitën me fanella krejtësisht të bardha në përkrahje të kampanjës “No More Red”.

Kampanja “No More Red” synon të reduktojë krimet me thikë që po bëhet në Britani, kryesisht në Londër.

Bashkëpunimi me Adidas për këtë fanellë speciale do të ndihmojë për të vazhduar punën mbresëlënëse të bërë tashmë nga Arsenali në Komunitet, i cili synon të mbajë të rinjtë të sigurt duke ofruar investime për hapësira të sigurta për të luajtur futboll, si dhe mundësi për t’i ndihmuar ata në karrierën e tyre, duke i larguar kështu nga veprat e këqija.

Javë më parë, u konfirmua se kishte pasur një rekord prej 30 viktimash nga krimi me thikë në të gjithë Londrën në vitin 2021, gjë që thekson më tej rëndësinë e kësaj nisme nga klubi.

Aktori Idris Elba dhe legjenda e Arsenalit, Ian Wright do të mbështesin fushatën, duke ofruar gjithashtu udhëzime dhe drejtime për të rinjtë në Londër.

Por, këtë nismë po e përkrah edhe një artiste shqiptare, Verona Halili, e cila jeton dhe vepron në Londër.

Ajo është zgjedhur nga klubi anglez, Arsenal dhe kompania gjigante, Adidas që të pozojë me fanellën e bardhë në kuadër të kampanjës “No More Red”, si dhe është duke punuar një vepër arti për ndeshjen e Premierligës që “Topçinjtë” e zhvillojnë me 23 janar ndaj Burnley në “Emirates”.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Verona Alili, artistja shqiptare ka shpjeguar se si ka ardhur deri tek kontakti me Arsenalin dhe kompaninë e Adidasit.

“Fanella u krijua nga Arsenali dhe Adidas, unë u ftova nga Arsenali dhe Adidas për të veshur fanellën e bardhë dhe për të qenë pjesë e fushatës ‘No More Red’. Më pas Arsenali më porositi të krijoj një vepër arti për programin e ditës së ndeshjes, e cila do të përdoret për ndeshjen e Arsenalit kundër Burnley më 23 janar”, ka thënë Verona Alili fillimisht për ‘GazetaBlic Sport’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arsenal Official (@arsenal)


Ajo tashmë po punon me legjenda si Ian Wright, ish futbollistin e jashtëzakonshëm, i cili poashtu po e përkrah fuqishëm këtë kampanjë të nisur nga Arsenali.

Artistja thotë se është një ndjenjë e veçantë të punojë me njerëz të tillë që kanë impakt të madh.

“Ian Wright është një legjendë për punën e tij në fushë, por edhe jashtë fushës. Ai ka një kujdes dhe pasion të vërtetë për komunitetin. Kur fola me të, munda ta shoh këtë që në fillim, pasi folëm për vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë dhe se si kjo fushatë do të ndriçojë këtë çështje”, zbuloi ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ian Wright (@wrightyofficial)

Në fund, Alili tregon se sa shumë mesazhe pozitive ka marrë ditët e fundit në lidhje me këtë kampanjë.

“Puna me Adidas dhe Arsenal në fushatën “No More Red” ishte padyshim një moment i veçantë për mua. Mendoj se e nënvlerësova sa shumë reagime dhe mbështetje do të merrnim, ka qenë vërtet e jashtëzakonshme dhe shumë pozitive. Kam marrë mesazhe nga e gjithë bota, duke treguar mbështetjen e tyre dhe kam pasur disa yje që kanë treguar vlerësimin e tyre. Jam shumë mirënjohëse që jam pjesë e një fushate kaq të rëndësishme dhe falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre”, përfundoi Alili.

/GazetaBlic Sport/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arsenal Official (@arsenal)