Lajme

Përparim Rama iu bën thirrje qytetarëve të vozisin me kujdes

01/10/2022 21:45
nga:L J

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dal në terren për të parë gjendjen në të cilën janë rrugët pas reshjeve të borës.

Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vozisin me kujdes, teksa shtoi se pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdoj, njofton Klankosova.tv.

“Edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion të pastrimit të borës, jemi duke inspektuar vazhdimisht në terren, dhe ende kemi rrugë që paraqesin rrezik”

“Ju bëj thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes duke vozitë ngadalë gjatë qarkullimit me vetura. Ndërkohë pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdoj”, ka shkruar Rama.