Rast i ri me Covid në Juventus.
Klubi i Juventusit ka njoftuar se mesfushori uellsian, Aaron Ramsey është infektuar me virusin.
Lajmi vjen pak orë pas rastit pozitiv të presidentit Andrea Agnelli.
“Juventus Football Club njofton se Aaron Ramsey ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Lojtari tashmë është vendosur në izolim”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


