Ndër figurat publike me më së shumti vëmendje për momentin, është këngëtarja nga Kosova, Fifi.
Ajo ka qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por vendosi të largohet nga “BBV”, për arsyje të shëndetit mendor, shkruan GazetaBlic.
Këngëtarës gjatë një transmetimi live të prime-s së “Big Brother Vip”, i bie të fikët, videot e publikuara në rrjetet sociale arritën klikime të shumta.
Shumë njerëz atë sekuencë e kanë përdorur në formë shakaje, e së fundmi ‘tallja’ me një gjë të tillë e shqetësoi Fifin shumë, ku ajo reagoi përmes një postimi në InstaStory.
Dikush kishte shkruar:‘Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi.’
“Dhe ja pra miq të dashur kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma, ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë, por si puna ime, sa janë? Pastaj mund të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë? Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e munden e ti bëjnë dëm vetes? Marre, marre, marre! Ndërkohë ty dhe shumë të tjerëve jau kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”,- u shpreh këngëtarja./GazetaBlic/