Showtime

Për kë e ka kësaj here?! Meridiani vazhdon me “kunjat”: Po juve ua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses?

01/10/2022 17:39
nga:Gazeta Blic

I eleminuari i javës së kaluar nga shtëpia e BBV, Meridiani vazhdon ‘kunjat’ ndaj banorëve dhe kryesisht çiftit Donald- Beatrix.

Teksa disa herë i ka bërë etiketime aktorit të humorit , tashmë jashtë shtëpisë është më i lirë për të bërë komente.

Ditën e djeshme Donaldi mori tre parashuta surprizë brenda shtëpisë dhe të gjitha kishin të bënin me ndjenjat e tij për Borën dhe lidhjen që ka patur me të. Gjatë një bisede me Beatrixën ai i tregoi asaj se ishte ditëlindja e Borës dhe ajo u treguar mjaft mirëkuptuese me të.

Kjo mirësjellje nga ana e këngëtares nuk mund të kalonte pa u komentuar nga vëllai dhe mamaja e saj të cilët e përgëzuan me postime në rrjetet sociale.

Por me një pyetje në ‘Instastory’, Meridiani ka thumbuar familjarët e Beatrix, që i dolën në mbështetje pas surprizave me parashuta:

“Po juve jua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses, se na habitën.”- shkruan Meridiani në Instastory.