Rrugët në Kosovë sot janë mbuluar nga bora e cila ka rënë gjatë tërë ditës në vendin tonë.
Në lidhje me vështirësinë e qarkullimit të veturave në trafik ka reaguar edhe Ramush Haradinaj, i cili thotë se kontratat për mirëmbajtje të rrugëve janë në fuqi, por sipas tij janë po të njëjtat kontrata të cilat Ministria e Infrastrukturës ua anuloi procesin e prokurimit për ulje të shpenzimeve.
Sipas Haradinajt, ky është një mashtrim.
Ja postimi i tij:
“Reshjet e borës sot e vëshirësuan trafikun rrugor gati në të gjithë Kosovën, edhe pse kontratat e mirëmbajtjes dimërore janë në veprim (fuqi) tash e sa muaj.
Janë po të njejtat kontrata të cilave Ministria e Infrastrukturës u anuloi procesin e prokurimit me arsyetimin e gjoja uljes së shpenzimeve, përderisa ndryshimi i vetëm ishte kontrata nga tre vjeqare në një vjeqare.
Ky është një mashtrim në emër të efikasitetit. Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi”, ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook.
/GazetaBlic


