Sporti

Kyrgios infektohet me Covid-19

01/10/2022 16:32
nga:Lorik J

Tenisti australian Nick Kyrgios, u tërhoq papritur nga turneu ATP në Sydney të hënën, ku duhej të luante kundër Fabio Fognini në raundin e parë, dhe më pas shpjegoi përmes Instagramit se ishte pozitiv për koronavirus.

“Dua të jem i hapur dhe transparent me të gjithë, arsyeja e tërheqjes sime nga Sydney është një rezultat pozitiv në testimin e Covid. Ndihem mirë dhe aktualisht nuk kam simptoma. I uroj të gjithëve gjithë të mirat dhe qëndroni të sigurt ku të keni mundësi. Nëse gjithçka shkon mirë, shihemi në Australian Open”, ka shkruar tenisti i 114-të në botë që nuk ka luajtur që nga shtatori.

Turneu i parë Grand Slam i sezonit do të fillojë pas një jave, kështu që Kyrgios nuk ka shumë kohë për t’u rikuperuar dhe për të përmbushur kriteret sipas të cilave mund të lejohet të performojë në Australian Open…

/GazetaBlic Sport