Sporti

Mësohet data – ja kur Inter do e kompletojë blerjen e Correas

01/10/2022 15:18
nga:E K

Inter pritet ta transferojë në mënyrë permanente Correan muajin e ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua Nerazzurrëve nga Lazio në një marrëveshje fillestare huazimi me një opsion për ta blerë në verë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ishte një nga dy nënshkrimet e kompletuara nga kampioni i Serie A pas shitjes së Romelu Lukakut.

Marrëveshja midis Interit dhe Lazios erdhi me një opsion për të nënshkruar përgjithmonë Correan pas barazimit të parë të Interit nga 2 shkurti.

Correa, 27 vjeç, ka shënuar katër gola në 13 ndeshje në Serie A deri më tani këtë sezon dhe Nerazzurri janë gati ta bëjnë lëvizjen e tyre për të nëshkruar përfundimisht me të.

/GazetaBlic Sport/