Sporti

Sevilla përgaditë ofertë për Martial

01/10/2022 15:01
nga:E K

Sevilla po përgaditë një ofertë për sulmuesin francez të Manchester United, Anthony Martial.

Sulmuesi 26 vjeçar ka dështuar të gjejë vend në formacionin bazë të trajnerit të ri Rangnick dhe ka deklaruar se dëshiron largimin nga ‘Djajtë e Kuq‘, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra spanjolle ka ofertuar edhe më parë për francezin, por ajo u refuzua nga Manchester United.

Gazetari i njohur, Ekrem Konur, raporton se spanjollët do të rikthehen me një ofertë të përmirësuar në mënyrë që të bind skuadrën nga ‘Old Trafford’.

Martial ka shënuar 10 gola në të gjitha garat këtë edicion dhe ka qenë vetëm dy herë titullar në Premierligë.

/GazetaBlic Sport/