Sporti

Lajm i keq për Juventusin: Chiesa humbet sezonin pas lëndimit që mori në ndeshjen ndaj Romës

01/10/2022 14:07
nga:E K

Juventus konfirmon se ylli i tyre Federico Chiesa ka pësuar një dëmtim të ligamentit kundër Romës dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.

24-vjeçari iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në J Medical mëngjesin e sotëm dhe Juventus tani ka konfirmuar shkallën e dëmtimit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ekzaminimet e kryera në J Medical konfirmuan një çarje të ligamentit të kryqëzuar anterior”, thuhet në deklaratën e Juventusit.

“Do të jetë e nevojshme të ndërhyhet me operacion në ditët në vijim”.

/GazetaBlic Sport/