Lajme

Tërmeti në Greqi, dalin pamjet e dridhjes së tokës

01/10/2022 10:40
nga:Gazeta Blic

Tërmeti në Greqi mbrëmjen e djeshme shkaktoi frikë edhe në tre shtete të tjera, përfshi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Disa prej pamjeve të kamerave të sigurisë tregojnë momentin e dridhjes së tokës.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter me epiqendër Follorinën ishte me thellësi 14.1 km.

Qytetarët e kaluan natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur nga frika banesat e tyre.

Shkollat ​​janë të mbyllura këtë të hënë, ndërsa tërmeti ka shkaktuar shumë dëme. Janë thyer xhamat e dyqaneve dhe shtëpive, por nuk raportohet për të lënduar.

Për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme, objektet kanë rënë brenda shtëpive, ndërsa disa suva janë shkëputur dhe kanë rënë mbi makina.

“Në vitin 1994 kemi pasur një tërmet me magnitudë 6 ballë në zonë nga një degë e kësaj thyerje dhe po monitorojmë fenomenin. Banorët duhet të mbrojnë brendësinë e shtëpive të tyre. Shmangni muret e rrënuara. Duhet të rregullojmë objektet e rënda nëpër shtëpi”, tha drejtori i Institutit të Gjeodinamikës, profesori Akis Tselentis .

Ai foli për 14 lëkundje që pasuan pas të parës prej 5.3 Rihter, duke vlerësuar se ndoshta është tërmeti kryesor dhe se do të vijojë për ditë, ndoshta edhe javë pasi thellësia ishte e vogël. /tch