Ditën e djeshme, fluturimi i disa parashutave mbi shtëpinë e “Big Brother Vip”, trazoi ujrat mes çiftit më të përfolur në mediat rozë, Beatrixa dhe Donald.
Ato ishin tendencioze pasi që atë ditë ishte ditëlindja e ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemanit, ku secila nga parashutat kishte nga një dedikim rreth asaj date, shkruan GazetaBlic.
Këtë ngjarje aktori e diskutoi me Trixën, ku ajo i tha:”Qetësohu se nuk ka asnjë gjë, për kokë të mamit. Unë të kam thënë është një gjë që e ke jetu edhe pjesë e jotja”.
Ndërkohë, reagoi nëna e Trixës, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.Në mbishkrimin e videos, shkruante:
“Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë… Trixa dhe fansat e Trixës Ju dua”./GazetaBlic/
View this post on Instagram