Ka ndërruar jetë, Nazlie Uksmajli, nëna e heroit, Nazmi Uksmajli, raporton Gazeta Blic.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes, teksa ka folur për figurën e të ndjerës, Nazlie.
Shkrimi i plotë nga Agim Aliu:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Dëshmorit të parë të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Uksmajli, Nazlie Uksmajli.
Nëna Nazlie, mbylli sytë duke na dhënë lamtumirën, krenare që Kosovës i dha birin dëshmor, lufta e gjaku i të cilëve i solli lirinë Kosovës. Ajo mbajti kurdoherë në zemër, dashurinë, dhembjen e sakrificat e panumërta prej nëne, por gjithnjë krenare për veprën e sakrificën e të birit.
Pusho në paqe nënë Nazlie, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Uksmajli, bashkëluftëtarëve të të birit, miqve e të njohurve të të ndjerës.
Dritë pastë shpirti i saj fisnik!