Showtime

Natën e parë pas daljes e kaloi me PM? Sara i përgjigje fansave: S’do ta besoni kë pash në ëndërr

01/09/2022 21:31
nga:Gazeta Blic

Saraha Berisha ishte banorja që la shtëpinë këtë javë, ndërsa e ftuar në Fan Club ka folur më tepër rreth eksperiencës së saj televizive.

Ndjekësit në fakt ishin tepër kuriozë se ku Sara kishte kaluar natën e parë pas daljes nga ‘Big Brother Vip’, ndërsa përgjigjja na ka habitur jo pak!

“Natën e parë PM e kam takuar në studio dhe jemi ndarë e kam shkuar te parkimi, drejt e në shtëpi për të takuar mamin edhe babin. Natën e parë miq të dashur e kam kaluar me motrën time dhe të nesërmen në mëngjes shihkoja në ëndërr Meridianin dhe për Ditean mendova se ishte Beniada! O Zot ku jam! Natën e dytë jemi mbledhur me ish banorët e kështu me radhë, pyetja radhës kush ishte!”, tha Sarah.