Skuadra e Napolit ka fituar ndaj Sampdorias në “Diego Armando Maradona Stadium”.
Napoli fitoi me rezultatin minimal 1:0, për të arkëtuar tre pikë mjaft të rëndësishme, përcjell GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Andrea Petagna pas 43 minutave lojë.
Në këtë paraqitje luajti edhe Amir Rrahmani, mbrojtësi kosovar i cili kishte një ndeshje fantastike për 90 minuta, duke ndihmuar ekipin të mos pësoj gol.
Napoli tani ka 43 pikë në vendin e tretë – kurse Sampdoria ka 20 pikë në vendin e 15’të.
/GazetaBlic Sport


