Milan ka arritur një fitore të madhe ndaj Venezias.
‘Rossonerët’ arritën të marrin tre pikë të plota në udhëtim ndaj Venezias, duke i mposhtur këta të fundit me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave në këtë takim e hapi sulmuesi veteran, Zlatan Ibrahimovic i cili realizoi gol pas dy minutave lojë me asistimin e Leaos.
Në pjesën e dytë Milan shënoi edhe dy herë të tjera.
Realizatori i dy golave në 45 minutat e fundit të takimit ishte, Theo Hernandez.
Mbrojtësi francez fillimisht realizoi në minutën e 48’të, kurse në minutën e 59’të shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Milanin duke mposhtur portierin, Romero nga pika e bardhë.
Me këtë fitore Milan shkon në kuotën e 48 pikëve dhe merr kreun e tabelës së Serie A, duke lënë prapa me 2 pikë rivalin lokal, Inter, të cilët kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.
/GazetaBlic Sport/


