Sporti

Lajm i mirë për Napolin: Osimhen rezulton negativ ndaj koronavirusit

01/09/2022 14:37
nga:E K

Napoli njofton se sulmuesi i tyre Victor Osimhen është shëruar nga COVID dhe do të kthehet në Itali në orët në vijim.

Nigeriani rezultoi pozitiv në testin për COVID në fund të dhjetorit, kështu që ai nuk mund të kthehej në Napoli për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore për lëndimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra italiane tani ka njoftuar se 23-vjeçari është shëruar dhe është rrugës për në Napoli.

“Victor është negativ për COVID dhe do të kthehet në Itali në orët në vijim”, shkroi Napoli në Twitter.

/GazetaBlic Sport/