Roma ka zyrtarizuar dje transferimin në formë huazimi të Maitland Niles nga Arsenali.
Niles ka nënshkruar kontratë 6 mujore në formë huazimi te Roma të cilët nuk e kanë opisonin e blerjes në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Anglezi pas nënshkrimit me skuadrën italiane u shpreh i lumtur që do të punojë me Mourinhon.
“Unë vendosa të vij këtu për veten time, karrierën time dhe të ardhmen time – dhe për të ndihmuar skuadrën. Kështu që jam këtu tani, i gatshëm për të punuar”, ka thënë Maitland-Niles.
“Është e madhe. Ai (Mourinho) është një nga trajnerët më të mirë në botë – nëse jo më i miri. Ai ka fituar shumë tituj dhe është person i shkëlqyer. Të punoj me një trajner të tillë; s’mund të kërkoj më shumë si lojtar”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


