Lajme

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, dyshohet për dy viktima

01/09/2022 10:50
nga:Gazeta Blic

Një aksident trafiku mes të paktën tri automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet për dy viktima dhe persona tjerë të lënduar

Gazeta Blic do t’ju mbajë të informuar.