Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, dyshohet për dy të vdekur

01/09/2022 10:57
nga:Gazeta Blic

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin magjistralen Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Orllan të Podujevës.

Në këtë aksident janë të përfshira tri vetura.

Lexues të Gazeta Blic, kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa kanë bërë të ditur se dyshohet se kanë vdekur dy persona në këtë aksident.

Gazeta Blic është duke e pritur përgjigjen zyrtare nga Policia e Kosovës “.