Geek

Goodyear prezantoi një gomë prototip të bërë nga 70 për qind materiale të qëndrueshme

01/09/2022 10:35
nga:Donika Fetahu

Goodyear më parë kishte premtuar të zhvillonte një gomë të bërë tërësisht nga materiale të qëndrueshme deri në vitin 2030, dhe tani ka zbuluar një prototip që është 70 për qind i bërë nga ato materiale.

Prototipi i ri Goodyear është një tregues i qartë i progresit drejt qëllimit përfundimtar, që është një gomë e bërë tërësisht nga materiale të qëndrueshme.

Bloza zakonisht përdoret si mbushës për të forcuar gomat, si dhe produkte të tjera gome, por edhe për të zgjatur jetën e tyre. Në vend të blozës së prodhuar nga djegia e produkteve të naftës, këtë herë u përdor bloza e prodhuar nga metani, dioksidi i karbonit dhe vaji vegjetal. Kompania pretendon se metodat e prodhimit të kësaj bloze të qëndrueshme kanë prodhuar më pak emetim karboni në krahasim me proceset tradicionale.

Goma e re Goodyear përdor lloje të ndryshme të dioksidit të silikonit që përmirëson kapjen e gomave dhe ndihmon në uljen e konsumit të karburantit.

Teknologu kryesor i Goodyear, Chris Helsel tha se prototipi i gomës është një arritje emocionuese që tregon përkushtimin e kompanisë për të përdorur materiale të qëndrueshme.