Shtëpia më e shtrenjtë dhe luksoze në Amerikë, e shtrirë në një sipërfaqe 10 mijë metra katrore dhe e pajisur me 5 pishina, sallë kinemaje dhe një garazhd për 30 makina, ka dalë në shitje për çmimin e kripur 295 milionë dollarë.
Mund të thuhet që ky “resort”, për ndërtimin e të cilit u deshën 8 vite, më herët vlerësohej 340 milionë dollarë, por pronari i saj ka vendosur që ta nxjerrë në ankand në muajin shkurt nëse nuk shitet shpejt.
Nëse shitet në çmimin e caktuar 295 milionë dollarë, prona që njihet me nofkën “The One” do të kalojë dhe apartamentin që u ble nga miliarderi Ken Griffin në Manhattan në 2019 për 238 milionë dollarë.