Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se deri tani në Shqipëri janë kryer 2 460 076 vaksinime në total”.
Vetëm ditën e djeshme, janë kryer 10 830 vaksinime.
Po ashtu, sipas ministrisë 670 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit (ose 1340 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).
Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”.
Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.