Showtime

Iu kërkua takim sqarues me Erjonin, përgjigjja e Mikelës i befason të gjithë

01/09/2022 08:29
nga:Donika Fetahu

Mbrëmjen e sotme, në “Për’puthen PRIME”, ndër të tjera, është diskutuar edhe marrëdhënia dhe konfliktet që Mikela dhe Erjoni kanë patur mids njeri-tjetrit kohëve të fundit.

Ata kanë shprehur një pëlqim të madh për njeri-tjetrin kohë më parë, madje ata u shprehën se ishin pranë deklarimit të tyre.

Mirëpo, duket se gjërat midis tyre kanë ndryshuar, sidomos pas hyrjes së Rrushes; konkurrentja kosovare e cila ka pranuar se ka patur një marrëdhënië flirtimi apo pëlqimi me Erjonin para ardhjes së saj në program.

Tashmë, u bë një kohë e gjatë që marrëdhënia e tyre ka kaluar një krizë, dhe gjatë mbrëmjes së sotme u diskutua dhe u tentua për një sqarim midis dyshes.

Mikela tha se nuk kishte siguri tek Erjoni, dhe se mendonte se Rrushja ndikonte shumë.

Ndërkohë, Erjoni tha se përtej tërheqjes fizike, problemet mes tyre nisën kur ata po njihnin njeri-tjetrin më nga afër e më personalisht.

“Krisjet nisën kur unë dola me Bledin”, tha Mikela.

“Më vure shqelmin, më parkove në një cep”, shtoi ajo duke kujtuar se është distancuar nga të gjithë djemtë për të.

Bledi bëri gjithashtu një deklaratë të fortë, duke thënë se pavarësisht se ka patur gjithnjë pëlqim për Mikelën, është stepur si rrjedhojë e krijimit të marrëdhënies së saj me Erjonin.

Në fund të mbrëmjes, Erjoni pranoi të kishte një takim sqarues për të kthjelluar ujërat me Mikelën, por kjo e fundit tha përgjigjen që nuk e prsnim.

Ajo tha duhet të mendohej për një sqarim me konkurrentin, ndërkohë që, sipas saj, Bledi e meritonte vërtetë një takim.