Real Madrid ka triumfuar në ndeshjen ndaj Valencias.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 4 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Vinicius Junior ishte fantastik me paraqitjen e tij, atje ku realizoi dy gola.
Karim Benzema shënoi golin e parë në ndeshje, në një penallti shumë të kontestuar nga mysafirët. Madje, Valencia kishte edhe një postim në “Twitter” ku shkruhej “Vjedhja në Madrid fillon të jetë disi e përsëritur”, postim ky që ka sjellur jo pak polemika.
Benzema sonte arriti shifrën e 301 golave personal me fanellën e Real Madridit, pasi që shënoi edhe në minutën e 88-të golin e dytë personal në këtë takim.
Golin e nderit për Valencian e shënoi Guedes.
/GazetaBlic Sport/


