Virgil Van Dijk, qendërmbrojtësi i Liverpoolit, konsideron se fati e ka favorizuar Manchester Cityn në javët e fundit, periudhë në të cilën skuadra e Pep Guardiolës rriti epërsinë në krye të Ligës Premier.
Ai tha se Manchester City bëri shumë mirë në dhjetor, ata patën fat që i’u ndihmoi shumë, me pak lëndime e pak raste me Covid-19, shkruan GazetaBlic Sport.
“Manchester City bëri shumë mirë në dhjetor, ata patën fat. Pak lëndime, pak raste të Covid-19… Në Liverpool, për shembull, Thiago, Fabinho dhe unë të gjithë dolëm pozitivë në të njëjtën kohë. Tre lojtarë kyç në skuadër. Edhe pse skuadra ka shumë opsione cilësore, dinamika e ekipit ndryshon papritur dhe nuk është e lehtë. Ka ende shumë ndeshje për të kaluar, por në një sezon tjetër atipik duhet të kesh edhe pak fat”, theksoi holandezi në një intervistë për Telegraaf, në kohën kur skuadra e Guardiolës ka 53 pikë, 10 përpara Chelsea dhe 11 për Liverpool. (minus një lojë).
/GazetaBlic Sport/


