Mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berisha, kanë mbajtur sot protestë para selisë së PD-së për largimin e ish-kryetarit, Lulzim Basha, nga godina e partisë.
Gjatë dhe pas mbarimit të protestës ka patur disa të arrestuar në lidhur me organizimin e këtij tubimi.
“Gazeta Blic” nga burime të saj merr vesh se në mesin e të arrestuarve janë edhe pesë shtetas nga Kosova të cilët po mbahen në “Komisariatin nr1” në Tiranë.
Gazeta merr vesh se të njëjtit nuk kanë patur lidhje fare me protestën dhe se ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e kryeqytetit shqiptar.
Ata po kërkojnë vazhdimisht të lidhen me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri por po i’u refuzohet kërkesa.
“Në Komisariatin nr 1 janë 5 shtetas nga Kosova, janë marrë në kafe pa asnjë lidhje me protestën, kërkojnë të lidhen me Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe u refuzohet kërkesa” merr vesh Gazeta Blic.
“Gazeta Blic” do t’iu mbajë të informuar në lidhje me ngjarjen.
Berisha: Kemi 12 të plagosur dhe 41 të rinj të ndaluar
Berisha dhe protestuesit i drejtohen Kryeministrisë


