Sporti

Paolo Maldini flet për të ardhmen e Theo Hernandez dhe Ismael Bennacer

01/08/2022 19:34
nga:Mergim Rreci

Drejtori Paolo Maldini konfirmon se Milani është në një fazë të avancuar me Theo Hernandez dhe Ismael Bennacer për të zgjatur kontratat e tyre,.

Kuqezinjtë kanë pasur probleme serioze me humbjen e lojtarëve të lirë në vitet e fundit, nga Hakan Calhanoglu dhe Gianluigi Donnarumma tek Franck Kessie, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata janë të vendosur të mos bëjnë të njëjtën gjë me disa nga talentet e tyre të tjerë, duke përfshirë objektivin e Chelsea dhe Paris Saint-Germain, Theo Hernandez.

“Ne kishim filluar bisedimet në kohën e duhur për Donnarumma, Kessie dhe Calhanoglu, por nuk është gjithmonë e lehtë të arrihet një marrëveshje”, tha Maldini.

“Ne jemi në një fazë të avancuar me negociatat e Theos dhe ato të Ismaelit, ndërsa po flasim me Rafa Leaon.

“Synimi është që të tri kontratat të rinovohen shumë shpejt. Natyrisht, këta janë lojtarë që janë ende të rinj dhe ne besojmë se mund të vazhdojnë t’i japin Milanit shumë në të ardhmen.”

Marrëveshjet aktuale për Theo Hernandez, Bennacer dhe Leao do të skadojnë të gjitha në qershor 2024, kështu që ka shumë kohë për të arritur një marrëveshje.

/GazetaBlic Sport/