Edouard Mendy, portieri i Chelseas, Kalidou Koulibaly, qendërmbrojtësi i Napolit dhe sulmuesi i Alanyaspor, Famara Diedhiou, rezultuan pozitivë për Covid-19 dhe do të mungojnë në ndeshjen hapëse të Senegalit në CAN-2021.
Mungesa e tre lojtarëve në stërvitjen e kësaj të shtune ngjalli dyshime dhe informacioni u konfirmuar përfundimisht nga shtypi senegalez, përcjell GazetaBlic Sport.
Prandaj, kjo treshe do të mungojë në ndeshjen e parë të Senegalit kundër Zimbabvesë, e planifikuar për të hënën (13:00 CEST).
/GazetaBlic Sport/


