Trajneri i Juventusit, Massimo Allegri, është suspenduar me një ndeshje për kritikat ndaj arbitrave pas barazimit me Napolin (1-1), në ndeshjen e fundit të Serisë A.
Vendimi i këshillit disiplinor e nxjerr Allegrin jashtë takimit me Romën e Jose Mourinhos, të planifikuar për këtë të dielë, përcjell GazetaBlic Sport.
Mourinho nga ana e tij, i cili kritikoi edhe arbitrimin pas humbjes (1-3) me Milanin, nuk u sanksionua.



