Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 632 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 248 pacientë nga virusi korona, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni, 232 mijë e 68 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 214 mijë e 506 pacientë janë shëruar nga COVID-19, 8 mijë e 23 njerëz kanë vdekur si dhe vazhdojnë të mbesin edhe 9 mijë e 539 raste aktive.
2 mijë e 877 vaksina u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë