Lorenzo Insigne merr një hap që askush nuk e priste, largohet nga futbolli evropian dhe do të transferohet tek Toronto FC.
Kontrata e tij me skuadrën italiane do të skadojë më 30 qershor, pasi Napoli ofroi një zgjatje vetëm nëse ai merr një ulje të konsiderueshme të pagës, përcjell GazetaBlic Sport.
Bëhet fjalë për një marrëveshje parakontrate për një marrëveshje katërvjeçare që fillon nga 1 korriku 2022.
Raportohet se Insigne do të fitojë 11.5 milionë euro bruto për sezon, plus deri në 4.5 milionë euro në sezon bonuse të lidhura me performancën.
/GazetaBlic Sport/


