Lajme

Gjendet i pajetë në makinë 24-vjeçari shqiptar, dyshohet se …

01/08/2022 15:31
nga:Y I

Një 24 vjeçar shqiptar në Itali është gjetur i pajetë brenda makinës së tij të parkuar në San Donà di Piave.

Siç raportojnë mediat italiane ai jetonte në zonën e Pordenones dhe sipas hetimeve të para nga policia, vdekja mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë droge.

Do të jetë autopsia ajo e cila do të konfirmojë përfundimisht shkakun e vdekjes. /Faxweb/

Mbretëri e Bashkuar, nuk rekomandohet doza e katërt e vaksinës