Sporti

Zyrtare: Piatek i bashkohet Fiorentinës

01/08/2022 14:35
nga:E K

Krzysztof Piatek i është bashkuar zyrtarisht Fiorentinës në një marrëveshje huazimi gjashtëmujore nga Hertha Berlin.

Sulmuesi 26-vjeçar polak, i cili më parë ka kaluar kohë në Itali me Genoan dhe Milanin, i është bashkuar Fiorentinës në një marrëveshje huazimi gjashtëmujore me një opsion blerjeje prej 15 milionë eurosh të bashkangjitur, duke përforcuar sulmin e trajnerit Vincenzo Italiano, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç njofton Fiorentina, Piatek do të mbajë fanellën me numrin 19 dhe do t’u prezantohet tifozëve pasditen e sotme. Ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në nëntë paraqitje në Bundesligë këtë sezon për Hertha Berlin.

Piatek ka komentuar mbërritjen e tij në Firence, duke thënë në një postim në Instagram:

“Shumë i lumtur që jam kthyer në Itali, ku jam ndjerë gjithmonë mirë! Falenderoj Violën për besimin, tani dua të tregoj vlerat e mia. Shpresoj të festoj shumë herë këtu.”

/GazetaBlic Sport/