Mbrojtës i Manchester Cityt, Benjamin Mendy (27) është akuzuar për shtatë përdhunime në gusht 2021.
Mendy fitoi titullin botëror me kombëtaren franceze në vitin 2018 dhe tani akuzohet për shtatë përdhunime të katër grave dhe sulm seksual ndaj një gruaje të pestë, përcjell GazetaBlic Sport.
Pavarësisht këtyre pretendimeve ndaj tij, ‘Daily Mirror‘ raporton se ai është liruar me kusht.
Megjithatë për të janë vendosur kushte që ai nuk duhet t’i shkelë. Në të kundërt ai do të arrestohet sërish.
Ai duhet të dalë në gjykim më 24 janar për një seancë. Nëse nuk paraqitet, do të arrestohet.
Gjyqi është caktuar të fillojë pas shtatë muajsh, që do të thotë se Mendy nuk do të luajë futboll për më shumë se një vit.
/GazetaBlic Sport/


