Sporti

Fitoi titullin kampion dhe Kupën në 6 muaj, Diego Costa largohet nga klubi brazilian

01/07/2022 22:57
nga:Mergim Rreci

Diego Costa kërkon të jetë gjithmonë protagonist dhe të fitojë sa më shumë. Por ndonëse është pjesë e Atletiko Mineiro që u shpall kampione në Brazil dhe fitoi Kupën, sulmuesi spanjoll ka vendosur të largohet nga ky klub.

Mediat braziliane raportojnë se Diego Costa është i pakënaqur në klub dhe ka gjetur akordin me drejtuesit për të prishur kontratën që lidhën palët në muajin gusht. Ai luajti 19 ndeshje dhe shënoi 5 gola gjatë kësaj periudhe duke qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në të dy triumfet.

Shumëkush mendonte se Kosta do të kthehej përsëri në Evropë, për një aventurë të fundit në futbollin e rëndësishëm në kontinent.

Por duket se ai do të qëndrojë në Brazil, për të vazhduar karrierën atje me Korinthians e Palmeiras që janë gati të firmosin me sulmuesin.