Heung-Min Son do të jetë jashtë fushës për shkak të dëmtimit deri në fund të janarit.
Kjo pas dëmtimit të muskujve që mori në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës kundër Chelseas, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi 29-vjeçar i Koresë së Jugut do të mungojë në ndeshje të rëndësishme, duke përfshirë ndeshjen e kthimit me blutë, derbin e Londrës së Veriut kundër Arsenalit dhe gjithashtu ndeshjet kundër Leicesterit dhe Chelseat për kampionatin.



