Një padi kundër Babis Anagnostopoulos, u ngrit nga një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve për vrasjen e “Roxy”, qenit të Caroline.
Sipas një raportimi të Ant1, tetë muaj para se të vritej nga i shoqi, Caroline kishte shkuar në një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve dhe kishte kërkuar një qen për ta rritur me foshnjën e saj.
Kujtojmë se natën e krimit Babis vrau edhe qenin, duke e varur në parmakun e shkallëve, duke dashur kështu të ngrejë skenën e grabitjes pas vrasjes, në shtëpinë e familjes Anagnostopoulos në Glyka Nera.
Sipas raportit, vrasësi i rrëfyer i gruas së tij mund të përballet me 10 vjet burg dhe një gjobë deri në 100 mijë euro për vrasjen.
Dhjetë të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut