Lajme

Dhjetë të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

01/07/2022 20:46
nga:Y I

Pas disa ditë rresht, numri i rasteve të reja me Covid-19 është stabilizuar në Maqedoni tw Veriut.

Kështu sot, nga 7 932 testime me Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 1.171, ndërsa dje kanë qenë 1 375, edhe incidenca e rasteve pozitive është ulur në rreth 14 %.

Ndërsa rastet pozitive janë ulur, vdekshmëria është rritur krahasuar me ditët e kaluara.

Sot janë regjistruar 10 viktima, dje kanë qenë 4, ndërsa pardje 2.

Kurse numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8 012. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon edhe 204 persona të shëruar, ndërsa rastet aktive në vend kanë rritur në 9 168.

A do të jetë shkurti muaji më i ftohtë i vitit në Kosovë?