Sporti

Do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, kjo pritet të jetë skuadra e re e Iscos

01/07/2022 20:12
nga:Mergim Rreci

Gjashtë muaj para përfundimit të kontratës me Real Madridin, Isco nuk pritet të rinovojë me madrilenët, pasi nuk është pjesë e projektit të ardhshëm të skuadrës spanjolle, duke qenë një nga lojtarët që do të lejojë kursime të konsiderueshme pagash në arkat e bardhezinjve.

Sipas Gazzetta dello Sport, Fiorentina do të monitorojë situatën e mesfushorit spanjoll, duke studiuar me interes mundësinë e nënshkrimit me Isco me kosto zero verën e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Pavarësisht se ka humbur hapësirë ​​në skuadrën e Real Madridit gjatë viteve të fundit, skuadra italiane nuk ka dyshime për cilësitë e lojtarit dhe beson se ai mund të jetë një aset për skuadrën.

Kujtojmë se Isco, i cili është lidhur edhe me interesimin e Tottenhamit, këtë sezon ka luajtur vetëm 195 minuta, të shpërndara në nëntë ndeshje, në të cilat ka shënuar një gol dhe një asist.

/GazetaBlic Sport/