Daniele Chiffi, gjyqtari i cili ishte në ndeshjen mes Milanit dhe Romës, për xhiron e 20-të të Serisë A italiane, u pezullua nga Shoqata e Arbitrave Italiane dhe u largua nga takimi tjetër, i planifikuar për të dielën.
Këtë të premte, shtypi italian e cilëson si “të tmerrshme” paraqitjen e Daniele Chiffit në ndeshjen në San Siro, ku ai referoi dy penallti ndaj Romës dhe përjashtoi dy lojtarë nga skuadra e José Mourinhos, përcjell GazetaBlic Sport.
Madje, në fund të lojës, trajneri portugez, Jose Mourinho nuk i kurseu kritikat ndaj tij.



