Qeveria australiane pritet të lëshojë një kërkesë për dëbim ndaj tenistit serb Novak Djokovic, numri një në renditjen botërore, i cili nuk ka paraqitur certifikatën e vaksinimit kundër Covid19, siç kërkohet për të hyrë në vend.
Kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiç akuzoi autoritetet australiane për gjoja se kryerjen e abuzimeve të neveritshme dhe të turpshme politike ndaj tenistit, i cili u ndalua në aeroport, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ky është një abuzim politik i neveritshëm. Është një fyerje ndaj një personi që çdo vend në botë do ta pranonte si qytetarë të tij dhe jo vetëm për të marrë pjesë në një turne”, ka thënë Ivica Daçiç, duke folur për televizionin rajonal N1.
/GazetaBlic Sport/


