Lajme

Kryeministri Kurti i shprehë ngushëllime familjes Veseli, për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit

01/07/2022 15:08
nga:Y I

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit.

“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli” shkruan Kurti në telegramin e tij të ngushëllimit.

Nëna e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka ndërruar jetë sot.

E dhimbshme! Kadri Veseli i priti në Hagë lajmet për vdekjen e dy prindërve