Arsenal i është futur fuqishëm garës për të transferuar sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic.
Vlahovic ka ngjallur interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane dhe largimi i tij nga Fiorentina duket i mundshëm që në këtë afat kalimtar, shkruan GazetaBlic Sport.
Gazetari i njohur, David Ornstein, raporton se aktualisht Arsenal i prinë garës për të nënshkruar me sulmuesin serb.
? Arsenal are pushing to sign Fiorentina striker Dusan Vlahovic this month and are currently leading the race.
(Source: @David_Ornstein) pic.twitter.com/Blltb6372q
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) January 7, 2022
/GazetaBlic Sport/


