Zinedine Zidane do të udhëheqë PSG’në më së voni në qershor të këtij viti, pretendon media franceze RMC Sport.
Francezët deklarojnë se Mauricio Pochettino e ka humbur respektin te lojtarët e PSG’së, dhe se atmosfera në skuadër është e çuditshme dhe se është çështje ditësh se kur do të shkarkohet, përcjell GazetaBlic Sport.
Nëse do të zgjasë disi deri në fund të këtij sezoni, Pochettino me siguri do të largohet nga Parisi në fund të sezonit.
Daniel Riolo, gazetari që lajmëroi i pari ardhjen e Lionel Messit në PSG, deklaron se Zidane me siguri do të bëhet trajner i PSG-së, edhe nëse Pochettino arrin të fitojë Champions League.
Ardhja e Zidane është një nga mënyrat e PSG-së për të mbajtur Kylian Mbappe, i cili nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me klubin francez. Dihet se Zidane është idhulli i Mbappes dhe PSG shpreson që me ndryshimin e trajnerit të mund ta bindë Mbappen të qëndrojë në klub edhe sezonin e ardhshëm.
Zidane ka mbetur pa punë që nga largimi nga Reali këtë verë.
/GazetaBlic Sport/


